Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u kthye në Türkiye pasi mori pjesë në Samitin e Liderëve G20 në Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Ai shoqërohej nga zonja e parë Emine Erdogan, Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Simsek, zëdhënësi i AK Partisë Omer Çelik, Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun dhe këshilltari presidencial për politikën e jashtme dhe sigurinë Akif Cagatay Kilic.
Presidenti Erdoğan mori pjesë në samitin e liderëve të G20-s në Rio de Zhaneiro, Brazil, ku u takua me liderë, duke përfshirë kryeministrin e Malajzisë Anwar Ibrahim, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin indonezian Prabowo Subianto, presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe atë australian Anthony Albanese.
Erdoğan pati gjithashtu bisedime të shkurtra me homologun e tij amerikan Joe Biden, presidentin e Kinës Xi Jinping, meksikanen Claudia Sheinbaum, presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol, Pham Minh Chinh të Vietnamit, si dhe presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi.