Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka dërguar një mesazh me rastin e Ditës së Fitores, e cila festohet më 30 gusht.
“Në këtë ditë krenarie, kur festojmë 102-vjetorin e Fitores së Madhe, që është një nga momentet më kritike në historinë tonë, i dërgoj urimet e mia popullit tonë të respektuar, turqve qipriotë dhe qytetarëve tanë, të cilët numërohen në miliona në mbarë botën”, tha Erdoğan.
Ai theksoi se Fitorja e Madhe, të cilën Mustafa Kemal Ataturk e cilësoi si "një monument të përjetshëm të idesë së lirisë dhe pavarësisë së popullit turk", konfirmoi ekzistencën e përhershme të popullit turk në territorin e Anadollit.
“Me betejën e Dumlupinarit, që u zhvillua më 30 gusht, ushtritë pushtuese u mundën me vendosmëri, u thye boshti i imperializmit dhe u hap dera e shpalljes së Republikës, me një fitore të madhe, populli turk dikur përsëri i treguan gjithë botës se nuk do të pranojnë robërinë, se nuk do të heqin dorë nga vullneti i tyre dhe se kurrë nuk do të pranojnë të bëjnë kompromis për lirinë në atdheun e tyre”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se Fitorja e Madhe, e fituar me heroizmin e dëshmorëve turq, me gjakun e mbrojtësve dhe me sakrificën e popullit, është edhe sot udhërrëfyes dhe pikë referimi.
"Ndërsa marshojmë me vendosmëri drejt synimeve tona të "Shekullit të Türkiyes", ne po e kthejmë hap pas hapi idealin tonë të një Türkiye të madhe dhe të fuqishme në realitet. Ne po vendosim të gjitha burimet tona në dispozicionin tonë për të ndaluar konfliktet, shtypjen dhe masakrat. Në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në Gaza, ne qëndrojmë të vendosur në anën e të shtypurve, pavarësisht nga identiteti apo besimi i tyre, pa pritur asnjë përfitim material”, tha Erdoğan.
Ai tha se është e nevojshme të vendoset një rend global në të cilin të gjithë do të përfaqësohen me drejtësi.
"Sot jemi më të fortë se dje; shpresoj që nesër do të jemi shumë më të fortë se sot. Së bashku me miqtë dhe vëllezërit tanë që janë të përkushtuar ndaj të njëjtit ideal si ne, ne patjetër do të vendosim një rend global në të cilin të gjithë do të jenë të përfaqësuar drejt. Türkiye, e cila ka frymëzuar popujt e shtypur me betejën për pavarësi, ajo do të avokojë edhe për një botë në të cilën do të mbretërojë paqja, drejtësia dhe qetësia”, tha presidenti turk.
Festa kombëtare Dita e Fitores, kushtuar fitores së madhe të fituar nga forcat turke pikërisht 102 vjet më parë, po festohet me manifestime dhe programe të veçanta në gjithë Republikën e Türkiyes dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Së bashku me Ditën e Fitores, Türkiye feston edhe Ditën e Forcave të Armatosura.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan drejton kreun e shtetit në një ceremoni solemne në kompleksin Anitkabir, mauzoleum i themeluesit të Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk, në Ankara.
Dita e Fitores dhe Dita e Forcave të Armatosura festohen për të përkujtuar betejën e fundit në Luftën e Pavarësisë, pas së cilës u shpall Republika moderne e Türkiyes.
Forcat turke të udhëhequra nga udhëheqësi ushtarak dhe themeluesi i Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk, më 30 gusht 102 vjet më parë shënuan një fitore të madhe në Betejën e Dumlupinar, e fundit në Luftën Turke për Pavarësi që u zhvillua nga 1919-1922.