Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kritikoi të shtunën Kombet e Bashkuara (OKB) dhe vendet perëndimore për “vetëm vëzhgimin e krimeve” të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës në 140 ditët e fundit.
"Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk bën dhe nuk mund të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Erdogan, duke folur në provincën veriperëndimore turke të Sakaryas.
Ai vuri në dukje se as fuqitë perëndimore dhe as Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk kishin bërë ndonjë përpjekje të dobishme për të parandaluar brutalitetin izraelit në Gaza.
Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.
Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.