Erdoğan: Përparimi i dialogut ndërmjet Beograd-Prishtinë stabilizon rajonin    Foto: AA

I ftoj organizatat ndërkombëtare dhe të gjitha vendet të japin mbështetje të sinqertë për përpjekjet e Türkiye-s për paqen”, tha Presidenti i Türkiye-s Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalimit të tij në seancën e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti i Erdoğan bërri thirrje për një “rrugë dinjitoze” nga kriza shtatëmujore Rusi-Ukrainë. “Së bashku, ne duhet të gjejmë një zgjidhje të arsyeshme praktike diplomatike që do t’u japë të dyja palëve një rrugë dinjitoze për të dalë nga kriza”, tha Erdoğan në seancën hapëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën. Ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy me telefon pak çaste përpara se të fliste në seancën hapëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një apel urgjent për paqe. Sipas presidentit turk  një paqe e qëndrueshme duhet të bazohet në mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës. “Ne do të vazhdojmë të rrisim përpjekjet tona për t’i dhënë fund luftës që është ndezur sërish ditët e fundit në bazë të integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës", tha presidenti Erdoğan Tutje gjatë fjalimit të tij ai tha se Türkiye gjithmon ka zbatuar projekte që mbështesin sigurinë globale të energjisë dhe se po përpiqet të zgjidhë konfliktet përmes ndërmjetësimit Türkiye nuk qëndron indiferent ndaj terrorizmit Çështja e organizatave terroriste me të cilat ballafaqohet Türkiye po ashtu ishin pjesë e fjalimit të presidenti Erdoğan. "Nuk mund të pritet që Türkiye të qëndrojë indiferente ndaj PKK-së dhe degëve të saj të cilat kryejnë sulme terroriste dhe kërcënojnë integritetin territorial të Sirisë. Ata që armatosin terroristët dhe  që përpiqen t’i legjitimojnë ata, duhet të heqin dorë nga kjo rrugë", tha Erdoğan. Gjithashtu ai theksoi se marrëveshja e drithërave e Istanbulit, e cila është thelbësore në ruajtjen e furnizimit me drithëra nga Ukraina, është “një nga arritjet më të mëdha” të OKB-së në vitet e fundit. Qasja diskriminuese e Greqisë ndaj refugjatëve, çështja e Palestinës, dhe raportet mes Azerbejxhanit dhe Armenisë zunë vend në fjalimin e presidentit Erdoğan.

TRT Balkan / agjencitë