Erdoğan: Përshpejtojmë përpjekjet për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza      / Foto: TRT World

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Türkiye do të përshpejtojë përpjekjet e saj për lirimin e të gjithë pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi të përhershëm në Gaza.

“Ne do të përshpejtojmë përpjekjet tona për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm. Shpresojmë se iniciativat tona do të vazhdojnë në mënyrë shumëdimensionale edhe në të ardhmen”, tha Erdoğan në rrjetin social “X”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritet me Popullin Palestinez.

Türkiye qëndron pranë vëllezërve dhe motrave të veta palestineze, siç ka bërë gjatë historisë, u zotua ai.

“Ndihma jonë humanitare për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza vazhdon. Deri tani kemi dërguar 12 avionë dhe një anije të ngarkuar me materiale ndihme në (aeroportin) Al-Arish”, tha Erdoğan.

Ai tha gjithashtu se anija e dytë me 1.500 tonë ndihma humanitare u nis më herët gjatë ditës së sotme.

“Ne po lehtësojmë transferimin e të plagosurve, veçanërisht pacientëve me kancer dhe fëmijëve në Türkiye për trajtim. Ekzaminimet për vendndodhjen e spitaleve fushore që do të krijojmë në Gaza janë duke u zhvilluar”, shtoi udhëheqësi turk.

AA