Erdoğan priti Gezeravcin, astronautin e parë nga Türkiye. / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti sot në Ankara astronautin e parë nga Türkiye, Alper Gezeravci, i cili së fundmi përfundoi një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Në takimin e zhvilluar në aeroportin Esenboga në Ankara morën pjesë edhe anëtarë të familjes Gezeravci.

Gezeravci i dhuroi Erdoğanit flamurin turk që ai mbajti në hapësirë ​​gjatë qëndrimit të tij 18-ditor në ISS, si dhe një distinktiv me mbishkrimin "Misioni i parë hapësinor i drejtuar nga Türkiye”.

Nga ana tjetër, Erdoğan i dhuroi Gezeravcit një orë gjatë pritjes ku morën pjesë Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan dhe Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacir.

TRT Balkan / agjencitë