Erdoğan priti ministrin e Jashtëm rus Llavrov.    / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot priti ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov në Pallatin Presidencial në kryeqytetin Ankara të premten.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov nisi të enjten një vizitë dyditore në Türkiye, thuhet në një deklaratë zyrtare turke.

Më herët ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe Llavrov diskutuan për çështje dypalëshe dhe rajonale, tha Ministria e Jashtme turke.

Ministrat mbajtën gjithashtu një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pritej të diskutoheshin çështje të tilla si lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, marrëveshja e drithit në Detin e Zi dhe bashkëpunimi në energji.

Türkiye, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka kërkuar vazhdimisht Kievit dhe Moskës që t'i japin fund luftës njëvjeçare nëpërmjet negociatave.

TRT Balkan / agjencitë