Erdoğan shënon Ditën e Fitores: Nuk jemi dorëzuar dhe nuk dorëzohemi       / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Ditës së Fitores së Republikës së Türkiyes, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Türkiyes dhe në ceremoninë e dorëzimit të flamurit.

"Ne nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi para atyre që përpiqen të na kufizojnë në ujërat e cekëta", u shpreh presidenti Erdoğan, duke shtuar:

"Të menduarit tonë do ta ketë në qendër Türkiyen, por do ta mbajmë vizionin tonë mjaft të gjerë për të përfshirë botën".

Duke theksuar vendosmërinë në luftën e Türkiyes kundër terrorizmit, Erdoğan tha: "Nga Siria në Irakun e Veriut dhe nga Libia në Somali, forcat tona të armatosura i përmbushin me nder detyrat e tyre kudo që kërkohet", duke shtuar se Forcat e Armatosura Turke janë garancia për pavarësinë e vendit.

"Si mund t'i kthejmë shpinën Kudsit, ku të parët tanë sunduan në paqe, qetësi dhe prosperitet për katër shekuj? Si mund të mbyllim sytë ndaj tokës së Palestinës, ku Gazi Mustafa Kemali luftoi për ta mbajtur armikun larg?", theksoi presidenti turk, duke shtuar se “zemrat tona rrahin me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në republikat turke”.

TRT Balkan / agjencitë