Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Muhamed bin Salman.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura në margjinat e samitit të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe.
Një samit i përbashkët urgjent i OBI-së dhe Ligës Arabe po mbahet sot në kryeqytetin saudit, Riad, për të diskutuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Libanin.
Më shumë se 50 liderë të vendeve arabe dhe islamike po marrin pjesë në samit, përfshirë presidentin turk Erdoğan.
TRT Balkan / agjencitë