Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me ç’rast diskutuan sulmet e Izraelit në Gaza si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.
Erdoğan në pres konferencën e përbashkët me Scholz nga Berlini deklaroi që mijëra palestinezë, fëmijë, gra dhe të moshuar, janë vrarë, ndërsa sipas tij pothuajse e gjithë Gaza është shkatërruar.
“A ka aktualisht Izraeli armë bërthamore? Po, por nëse e pyetni Izraelin, nuk do ta pranojnë pasi janë shumë të mirë në gënjeshtra”, tha Erdoğan.
Sipas presidentit turk nëse Türkiye dhe Gjermania bashkërisht arrijnë armëpushim humanitar në luftën e Gazës, rajoni mund të shpëtohet nga rrethi i zjarrit.
Përveç të tjerash, Erdoğan foli edhe për çështjen e sigurisë dhe raportin ndërmjet dy vendeve, atë të Türkiyes dhe Gjermanisë.
“Është në interesin e përbashkët të Türkiyes dhe Gjermanisë që bashkëpunimi në mbrojtje të vazhdojë pa pengesa”, përdundoi Erdoğan.
Po ashtu, edhe Scholz në konferencën e përbashkët për media me presidentin Erdoğan deklaroi se se duhet bërë çdo përpjekje për të zvogëluar numrin e viktimave civile në Gaza.
Përpara se të takojë Scholzin, presidenti turk kishte një takim edhe me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.