Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka takuar disa liderë botërorë, duke përfshirë kryeministrin japonez Fumio Kishida për ringjalljen e mundshme të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi në margjinat e Samitit të G20-shit në kryeqytetin indian Nju Delhi.
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedime me drejtuesit e MIKTA-s, partneritet mes Meksikës, Indonezisë, Koresë së Jugut, Türkiyes dhe Australisë.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura, Erdoğan dhe lideri japonez diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Japonisë në të gjitha dimensionet. Gjithashtu, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, u vlerësuan çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të dyja vendet.
Gjatë bisedës me presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, Erdogan i uroi suksese Brazilit, i cili do të marrë presidencën e mandatit të G20-shit në vitin 2024.
Ai vuri në dukje se vëllimi tregtar dypalësh midis dy vendeve, i cili ishte 5,6 miliardë dollarë vitin e kaluar, mund të rritet në 10 miliardë dollarë me përpjekje të përbashkëta.
Ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan, Ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, Shefi i Inteligjencës Ibrahim Kalin, Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun, kryekëshilltari i Erdoğanit Akif Cagatay Kilic dhe Hasan Dogan, shefi i kabinetit të presidentit, po e shoqërojnë presidentin në samit.
Përveç takimit të MIKTA-s, Erdoğan takoi edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa ka folur veçmas edhe me homologun e tij koreano-jugor, Yoon Suk Yeol.