Erdoğan telefonon Putinin, diskutohet paqja në Ukrainë dhe eksportet e drithit . / Foto: Reuters Arkiv

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun rus, presidentin Vladimir Putin.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidentit të Türkiyes, Erdoğan dhe Putin biseduan për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Presidenti Erdoğan i tha Putinit në një bisedë telefonike se Türkiye është e gatshme të veprojë si ndërmjetësuese për vendosjen e paqes së qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Erdoğan dhe Putin diskutuan gjithashtu rreth korridorit të grurit dhe çështjet e eksportit të amoniakut.

“Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Putin diskutuan hapat konkretë për përpunimin e miellit nga drithi rus dhe dërgimin në vendet afrikane në nevojë”, njoftojnë nga presidenca turke.

AA