Erdoğan: Terroristët në Siri të bllokuar, kërkojnë padronë të rinj / Photo: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se "terroristët separatistë" në Siri tani janë "të bllokuar gjithnjë e më shumë" pasi opozita siriane çliroi Damaskun.

"Pasi opozita siriane çliroi Damaskun, terroristët separatistë janë bllokuar edhe më shumë. Tani ata janë në kërkim të padronëve të rinj", tha Erdoğan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën perëndimore turke Aydın.

Ai gjithashtu u shpreh se nëpërmjet operacioneve ndërkufitare, Türkiye ka "thyer" zonën e terrorit që u tentua të krijohej në veri të Sirisë.

“Terroristët kanë vetëm dy zgjedhje: Ose të heqin dorë nga terrorizmi dhe t'i dorëzojnë armët, ose të përballen me eliminimin e pashmangshëm”, shtoi Erdoğan.

TRT Balkan / agjencitë