Türkiye dhe Rumania kanë vendosur një objektiv prej 15 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Türkiyes dhe Rumanisë tejkaloi 10 miliardë dollarë për dy vjet rresht”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin rumun Marcel Ciolacu në kompleksin presidencial në Ankara.
“Qëllimi ynë është të arrijmë 15 miliardë dollarë”, shtoi ai.
Erdoğan tha gjithashtu se Ankaraja ka zbatuar një politikë pa pasaportë për udhëtarët rumunë.
“Ne kemi zbatuar një rregullore që do t’u mundësojë qytetarëve rumunë të udhëtojnë në vendin tonë me kartën e tyre të identitetit”, shtoi Erdoğan.
Muajin e kaluar, nënpresidenti turk Cevdet Yılmaz tha se investimet direkte të Türkiyes në Rumani kanë arritur në 7,5 miliardë dollarë, duke shtuar se Rumania është një nga 10 vendet më të mira në mesin e vendeve anëtare të BE-së ku kompanitë turke investojnë, e në sektorin kontraktues është një vend që zë vendin e parë në Evropë.