Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelas, Nicolas Maduro, ka theksuar se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë.
Siç njofton Drejtoria Turke e Komunikimeve, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike me presidentin Maduro uroi që zgjedhjet “të çojnë në rezultate të favorshme për Venezuelën”.
“Türkiye do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë, duke përcjellë dëshirën e tij për paqe, prosperitet dhe mirëqenie për popullin venezuelian”, tha Erdoğan.
Dy presidentët diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Erdoğan vlerësoi Maduron për “mbështetjen e Venezuelës për Palestinën në kundërshtim me shtypjen izraelite.
Sipas Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës, Maduro, i cili drejton vendin që nga viti 2013, siguroi 51 për qind të votave kundrejt 44 për qind nga kandidati i koalicionit opozitar Edmundo Gonzalez Urrutia. Megjithatë, rezultatet janë kundërshtuar nga opozita.