Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit dhe se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë vizitat e ndërsjella.
"Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë me vendet e gjeografisë së Ballkanit. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë vizitat tona në periudhat e ardhshme", tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit qeveritar.
Të enjten dhe të premten e javës së kaluar, presidenti Erdoğan vizitoi Tiranën dhe Beogradin, ku zhvilloi bisedime me krerët shtetërorë.
Më tej, presidenti Erdoğan foli edhe për çështjet aktuale globale.
Duke i bërë thirrje OKB-së që të veprojë kundër Tel Avivit, presidenti Erdoğan tha se “është shqetësuese për sistemin global kur OKB-ja nuk mund të mbrojë as stafin e saj nga sulmet izraelite në Liban”.
"Këshilli i Sigurimit i OKB-së thjesht vëzhgon aktet e 'banditizmit' të Izraelit kundër paqeruajtësve të OKB-së në Liban", tha presidenti Erdoğan, duke e quajtur këtë “pafuqi”.