Ankaraja dhe Teherani doemos duhet të vazhdojnë betejën solidare kundër organizatave terroriste, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Organizatat terroriste PJAK, PKK, PYD, YPG dhe FETO shkaktojnë probleme edhe për Türkiyen, edhe për Iranin. Doemos duhet të vazhdojmë betejën kundër tyre në mënyrë solidare”, tha Erdoğan gjatë konferencës për gazetarë pas takimit me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi në kryeqytetin i Iranit në Teheran.
Të dy krerët bashkëkryesojnë takimin e 7-të të Këshilli për Bashkëpunim në Nivel të Lartë Türkiye-Iran për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe nënshkruan gjithsej tetë marrëveshje në sferën e tregtisë, sigurisë sociale dhe sportit.
Erdoğan tha se beson që vendi do të rrisë vëllimin e tregtisë bilaterale në 30 miliardë dollarë.
Vonë gjatë ditës, Erdogan, Raisi dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen më samitin e 7-të trilateral në formatin e Astanës në Teheran për të biseduar për ndodhitë më të reja në Siri dhe luftën kundër organizatave terroriste, veçmas YPG/PKK dhe DEASH-it.
Për takimin trilateral në Teheran, Erdoğan tha se takimi do të jetë evaluim i sërishëm i procesit të Astanës të vitit 2017.
Procesi I Astanës u ngrit në vitin 2017 për të rivendosur paqen në Siri të cilën e ka shkatërruar lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it papritshëm në mënyrë brutale u ballafaqua me protestuesit prodemokratikë.
19 Kor 2022
Erdoğan: Türkiye edhe Irani bashkarisht kundër organizatave terroriste
Gjatë takimit të sotëm të Këshillit për Bashkëpunim në Nivel të Lartë, Türkiye-Iran janë nënshkruar gjithsej tetë marrëveshje në sferën e tregtisë, sigurisë sociale dhe sportit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore