Türkiye "sinqerisht" dëshiron ta përmirësojë bashkëpunimin e saj me grupin BRICS, tha të martën Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Duke folur në një mbledhje të zyrtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, Erdoğan u shpreh gjithashtu se samiti i BRICS-it në Rusi mund të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit të Türkiyes me bllokun.
Ndër të tjera, Erdoğan tha se ai beson se samiti aktual i BRICS-it në qytetin rus të Kazanit do të jetë i dobishëm në rritjen e bashkëpunimit të Türkiyes me bllokun.
Duke marrë pjesë si i ftuar, Erdoğan do të mbërrijë të mërkurën.
Samiti treditor i BRICS-it përfshin anëtarët e vjetër Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut – burimi i emrit të grupit – së bashku me shtesat e fundit të Egjiptit, Etiopisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.