Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu urime për festën e Bajramit të Kurbanit, duke uruar paqe dhe qetësi në gjithë Türkiyen dhe në rajonin më të gjerë.
“Uroj me gjithë zemër kombin tonë dhe botën islame me rastin e Bajramit të Kurbanit”, ka shkruar ai në X.
“Shpresoj që kjo festë të sjellë paqe në zemrat tona, qetësi në vendin tonë dhe paqe në gjeografinë me të cilën kemi lidhjen shpirtërore, veçanërisht në Palestinë dhe Sudan”, shtoi ai.
Festa myslimane e Bajramit të Kurbanit, ose Festa e Sakrificës, përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij me urdhër të Zotit.
TRT Balkan / agjencitë