Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Putinin. / Foto: AA

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vlladimir Putin.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, të dy liderët ranë dakord për vizitën e Putinit në Türkiye.

Presidenti Erdoğan falënderoi homologun e tij për 2 avionët amfibë zjarrfikës të dërguar nga Rusia për luftën e Türkiyes kundër zjarreve në pyje dhe shprehu kënaqësinë e tij për interesin në rritje të turistëve rusë për Türkiyen. Po ashtu, presidenti turk shprehu besimin se këtë vit me përpjekje të përbashkëta do të thyhet një rekord në turizëm.

Duke u shprehur se nuk duhet të ndërmerren hapa për përshkallëzimin e tensioneve gjatë luftës Rusi-Ukrainë, Presidenti Erdoğan nënvizoi rëndësinë e Iniciativës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një "urë paqeje".

Ndërkaq, duke vënë në dukje se mosveprimi për një kohë të gjatë i Nismës së Detit të Zi nuk i sjell dobi askujt dhe se vendet me të ardhura të ulëta që kanë nevojë për drithë do të vuajnë më shumë, presidenti Erdoğan tha se çmimet e drithërave që ishin ulur me 23 për qind gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes, u rrit me 15 për qind në dy javët e fundit.

Presidenti Erdoğan theksoi se Türkiye do të vazhdojë të bëjë përpjekje intensive dhe diplomaci për vazhdimin e Nismës së Detit të Zi.

TRT Balkan / agjencitë