Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë krahas marrëdhënieve Türkiye-Rusi u diskutuan edhe çështjet rajonale, kryesisht eksporti i drithërave dhe zhvillimet në centralin bërthamor Zaporizhzhia.
Erdoğan ka përcjellë ngushëllimet për vdekjen e presidentit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe ka thënë se si Türkiye ashtu si në marrëveshjen e drithit mund të luajnë rol lehtësues edhe në çështjen e centralit bërthamor Zaporizhzhia.
Presidenti Erdoğan dhe presidenti rus Putin përsëritën vendosmërinë e tyre për përparimin në mënyrën e planifikuar për centralin bërthamor Akkuyu.
Dy liderët ranë dakord që të gjitha këto çështje, bashkë me çështjet e tjera në axhendën e tyre t'i diskutojnë në detaje në takimin e tyre në Semerkant ku do të takohen me rastin e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait më 15 dhe 16 shtator.
3 Sht 2022
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore