Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian (BE), Europol, ka deklaruar se organizata terroriste PKK vazhdon aktivitetet e saj për mbledhjen e fondeve në Evropë.
Sipas raportit vjetor të Europolit për situatën dhe trendin e terrorizmit në BE për vitin 2022, organizata e PKK-së në BE koordinohen nga Kongresi i Shoqërive Demokratike Kurde Evropiane (KCDK-E) me bazë në Belgjikë.
Raporti vuri në dukje se grupi terrorist PKK vazhdoi aktivitetet e saj propaganduese, protestat, rekrutimin dhe mbledhjen e fondeve në të gjithë Evropën, pavarësisht nga koronavirusi COVID-19 dhe se paratë në vendet evropiane u mblodhën përmes pagesës së anëtarësimit, shitjeve të botimeve, ngjarjeve speciale dhe fushatave.
Anëtarët e PKK-së gjithashtu ishin përfshirë edhe në “veprimtari të krimit të organizuar si pastrim parash, shantazh, zhvatje dhe trafik droge”, thuhet në raport.
Raporti thotë se ekstremistët e krahut të majtë nga vendet anëtare kanë udhëtuar në Sirinë verilindore dhe Irakun verior ku kanë kryer trajnime ushtarake nga grupi terrorist YPG, që është dega e PKK-së në Siri.
“Duke pasur parasysh trajnimin dhe përvojat e betejës që kanë fituar atje, vlerësohet se pas kthimit të tyre në BE, individë të tillë kanë potencialin që të kryejnë sulme të dhunshme”, thuhet në raport.
14 Kor 2022
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.