Evropianët në 2021 hodhën 131 kilogramë ushqim për kokë banori.     /Foto: AA

Mesatarisht 131 kilogramë ushqim për kokë banori kanë përfunduar në kosha hedhurinash në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2021, treguan të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat).

Eurostat publikoi të dhënat e vitit 2021 për mbetjet ushqimore në vendet e BE-së.

Sipas të dhënave, mbetjet ushqimore të evropianëve për kokë banori kanë arritur në 131 kilogramë në vitin 2021.

Vendet e BE-së kanë hedhur gjithsej 58,4 milionë tonë mbetje ushqimore.

Amvisëritë përbënin 54 për qind të mbetjeve ushqimore, ose 70 kilogramë për person, ndërsa 46 për qind e mbetjeve është gjeneruar në zinxhirin e furnizimit ushqimor, si prodhuesit, restorantet dhe shitësit me pakicë.

TRT Balkan / agjencitë