Të dhënat tregojnë se një e katërta e fëmijëve në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2022.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, Eurostat, 24,7 për qind (afërsisht 20 milionë) e fëmijëve në BE jetojnë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Norma në fjalë është regjistruar në 24,4 për qind në vitin 2021.
Normat më të larta janë në Rumani me 41,5 për qind, Bullgari 33,9 për qind, Spanjë 32,2 për qind, ndërsa normat më të ulëta janë në Slloveni me 10,3 për qind, Çeki 13,4 për qind dhe Danimarkë 13,8 për qind.
Vlen të përmendet se Gjermania iu afrua mesatares së BE-së me 24 për qind, ndërsa Franca kaloi mesataren me 27,4 për qind.
Në statistikat në fjalë, personat që kishin të ardhura nën 60 për qind të të ardhurave mesatare në vend, klasifikoheshin si "nën kërcënimin e varfërisë". "Përjashtimi social" matej sipas standardeve të jetesës në vend, si ngrohja adekuate, mundësia për të shkuar ne pushime dhe posedimi i një makine.