Faktet rreth ceremonisë luksoze të kurorëzimit të Mbretit Charles / Foto: AA

Mbretëria e Bashkuar pret sot një prej ceremonive më të famshme në botë, atë të kurorëzimit të mbretit të ri Charles III. Charles është pasardhësi i mbretëreshës Elizabeta e cila udhëhoqi mbretërinë për 70 vjet dhe kjo ceremoni e ardhjes në fron nuk është parë për kaq vite, prandaj po pritet me shumë interes.

Kurorëzimi i mbretit dhe bashkëshortes mbretëreshë do të bëhet në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj.

Si do të duket ceremonia?

Charles me bashkëshorten pritet të mbërrijnë në Westminster Abbey në kortezh nga Pallati Buckingham, i njohur si "Kortezhi i Mbretit".

Pas Kurorëzimit, mbreti me bashkëshorten do të kthehen në Pallatin Buckingham në një kortezh më të madh ceremonial, të njohur si "Kortezhi i Kurorëzimit". Në këtë fazë atyre do t'u bashkohen edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Në Buckingham Palace, Mbreti dhe Mbretëresha, të shoqëruar nga anëtarë të familjes mbretërore, do të shfaqen në ballkon për të përfunduar ngjarjen ceremoniale të ditës.

Të dielën, më 7 maj do të ketë një koncert special kurorëzimi që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Kështjella Windsor.

Kurorat dhe ulësja luksoze e kurorëzimit

Fillimisht mbreti do të mbajë në kokë një kurorë 400-vjeçare që peshon dy kilogram;, është e përpunuar nga ari i pastër dhe gurët e çmuar. Monarku ka të drejtë ta mbajë këtë kurorë vetëm një herë në jetë.

Mbreti do të ulet në ulësen 727-vjeçare ku janë kurorëzuar 38 mbretër. “The Stone Of Scone”, siç quhet ulësja, është sjellë nga Skocia ku është përdorur me shekuj për kurorëzim mbretërish. Atë në Londër e ka sjellë Mbreti Edvard në shekullin XIII.

Pasi të kurorëzohet, mbreti Charles III do të kthehet në Buckingham Palace. Do ta mbajë një kurorë tjetër të quajtur “The Imperial State Crown” e cila është dekoruar me 3.200 gurë të çmuar, kryesisht diamante. Guri më i çmuar që mban kjo kurorë është rubini i zi i pincit që është 170 karatë.

Shumë para për festën

Është vlerësuar se kostoja e ceremonisë së kurorëzimit do të kushtojë afërsisht 113 milionë euro, por kostoja përfundimtare do të dihet pas një kohe.

Ndryshe nga dasmat, të cilat paguhen nga Familja Mbretërore, kurorëzimi është një ceremoni shtetërore, kështu që taksapaguesit kryesisht do të paguajnë faturën për këtë ngjarje. Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohen nga një pagesë vjetore e taksapaguesve të njohur si “Granti Sovran”.

Financimi për “Grantin Sovran” vjen nga një përqindje e fitimeve të të ardhurave të “Crown Estate”, një koleksion tokash dhe pronash, në pronësi të monarkut gjatë mbretërimit të tyre, por të kontrolluara në mënyrë të pavarur nga një bord.

Kurorëzimi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth kushtoi 1,5 milion funta në vitin 1953. Kjo është ekuivalenti i 56 milionë eurove në paratë e sotme.

Çmimi i dyfishuar konsiderohet të jetë për shkak të sigurisë.


TRT Balkan