Familjarë të pengjeve izraelite protestuan para rezidencës së Netanyahut /        Foto: AA

Të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza zhvilluan protestë përpara rezidencës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kudsin Perëndimor.

Sipas lajmit të gazetës "Yediot Ahronot", protestuesit i bënë thirrje qeverisë së Netanyahut duke përsëritur kërkesën e tyre për rikthimin e pengjeve në Gaza.

Protestuesit kërkuan që të realizohet menjëherë marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza, zgjedhje të parakohshme si dhe bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut të cilën e akuzuan për "pengesë" në arritjen e marrëveshjes.

Gjithashtu, protestuesit reaguan duke e rrethuar ministrin e Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili mori pjesë në një aktivitet në Muzeun e Artit Hebre që ndodhej në rajon.

Policia izraelite largoi nga zona ministrin Ben Gvir dhe ndërhyri ndaj protestuesve.

AA