Fëmijë mes 15 të vrarëve në sulmin izraelit në strehimoren në jug të Gazës.         Foto: Reuters

Të paktën 15 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një strehimore në Khan Younis, në jug të Gazës, të dielën në mbrëmje, sipas një burimi mjekësor.

Dëshmitarët raportuan se sulmi kishte në shënjestër shkollën Ahmed Abdel Aziz, ku qindra civilë të zhvendosur kishin kërkuar strehim.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile konfirmoi sulmin, duke thënë se ekipet mjekësore kishin nxjerrë disa trupa. Megjithatë, numri i saktë i fëmijëve në mesin e viktimave mbetet i paqartë.

TRT Balkan / agjencitë