Fidan: Dënojmë ata që japin mësim dhe bashkëpunojnë në krimet ndaj Gazës / Photo: AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u shpreh se dënojnë ata që u japin vazhdimisht mësim të tjerëve për të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht janë ata të cilët bashkëpunojnë në krimin e kryer në Gaza nga Izraeli.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, ministri turk tregoi se në takim u diskutua mbi zhvillimet rajonale dhe globale si dhe u diskutua në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe për palestinezët në Gaza.

"Izraeli ka tejkaluar të gjitha vijat e kuqe të ndërgjegjes njerëzore dhe ligjit ndërkombëtar", tha Fidan dhe bëri të ditur po ashtu se kanë shkëmbyer mendimet lidhur me punimet e kryera për përfundimin e katastrofës humanitare që vazhdon në Gaza.

Sipas Fidan Izraeli e ka çuar të gjithë rajonin drejt shkatërrimit dhe luftës me kërkesën e fitores totale. Më tej, ai shtoi se Türkiye dhe Pakistani kanë qëndrim të përbashkët, përballë krimeve njerëzore në Gaza.

Pasi theksoi se koordinimi i ngushtë do të vazhdojë në Kombet e Bashkuara (OKB), në Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe në platforma të tjera ndërkombëtare, Fidan u shpreh se Türkiye do të tregojë të gjitha përpjekjet e mundshme me çdo mjet diplomatik.

“Gjithmonë e kemi thënë se vazhdimi i kësaj lufte nuk do ishte i mundur po të mos kishte mbështetje politike dhe ushtarake për Izraelin", tha ministri turk.

Fidan shtoi se “Në pikën e arritur, komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet në zgjidhjen me dy shtete duke marrë mësim edhe nga përjetimet në të kaluarën në konfliktin Izrael-Palestinë".

Ndërkaq, kryediplomati turk bëri thirrje edhe një herë drejtuar shteteve që nuk e kanë njohur ende Palestinën, që në emër të drejtësisë dhe të drejtës ta njohin atë sa më shpejt të jetë e mundur.

AA