Fidan dhe Llavrov diskutojnë situatën në Siri dhe Ukrainë       / Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, dhe homologu i tij rus Sergey Llavrov kanë diskutuar sot situatën e fundit në Siri dhe Ukrainë.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Llavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në të cilën kanë diskutuar gjithashtu sigurinë energjetike.

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, po merr pjesë sot në takimin e zgjeruar ministror arab për Sirinë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit muajin e kaluar.

TRT Balkan / agjencitë