Fidan diskuton me homologun spanjoll mbështetjen për stabilitetin në Siri / Photo: AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares, rëndësinë e sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare për ndërtimin e stabilitetit dhe paqes në Siri.

Sipas informacioneve të siguruara nga Ministria e Jashtme turke, Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me Jose Manuel Albares, ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Spanjës.

Në bisedë u fol për rëndësinë e sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare për ndërtimin e stabilitetit dhe paqes në Siri.

Gjatë bisedës në të cilën u diskutua për përpjekjet humanitare dhe hapat e mundshëm për rindërtimin e vendit, u vlerësua edhe situata e fundit në Rripin e Gazës.

AA