Fidan diskuton me Llavrovin zhvillimet në Siri dhe rajon                                                            Foto: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij rus Sergey Llavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe kanë diskutuar zhvillimet rajonale dhe situatën në Siri.

Sipas burimeve diplomatike, gjatë bisedës telefonike, Fidan dhe Llavrov theksuan mbështetjen e vendeve të tyre për unitetin politik të Sirisë dhe vunë në dukje rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës të tranzicionit politik në Siri.

TRT Balkan / agjencitë