Rusia pretendon se ka rrëzuar avionët luftarakë ukrainas Su-25 dhe MiG-29

Rusia pretendon se ka rrëzuar avionët luftarakë ukrainas Su-25 dhe MiG-29

Avionët luftarakë ukrainas u rrëzuan mbi rajonet e Donetsk dhe Zaporozhye, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Rusia pretendon se ka rrëzuar avionët luftarakë ukrainas Su-25 dhe MiG-29      / Foto: AA

Rusia njoftoi të mërkurën se forcat e saj rrëzuan avionët luftarakë Su-25 dhe Mig-29 në Ukrainë.

“Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy Su-25 dhe një MiG-29 të Forcave Ajrore të Ukrainës”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një komunikatë, duke theksuar se ato u rrëzuan mbi rajonet e Donetskut lindor dhe Zaporozhye juglindore.

Gjithashtu, thuhet se 76 dronë ukrainas janë shkatërruar në rajone të ndryshme.

Ministria shton se janë shkatërruar gjithsej 549 avionë ukrainas, 257 helikopterë, 9.541 mjete ajrore pa pilot, 442 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 13.840 tanke dhe automjete të blinduara, 1.188 raketahedhës, 7.253 hauci dhe pjesë artilerie si dhe 15.986 automjete speciale.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar ende pretendimet ruse, si dhe verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

AA