Fidan diskuton situatën në Gaza të Palestinës me homologen holandeze        / Foto: AA

Ministri i jashtëm turk dhe holandez kanë diskutuar situatën në Gaza të Palestinës, sipas burimeve diplomatike turke.

Hakan Fidan dhe Hanke Bruins Slot shkëmbyen mendime të mërkurën gjatë një bisede telefonike mbi marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Holandës si dhe çështjet ndërkombëtare, veçanërisht Gazën e shkatërruar nga lufta, thanë burimet.

Fidan tërhoqi vëmendjen për vdekjet e civilëve të zhvendosur në enklavën e rrethuar për shkak të urisë dhe sëmundjeve infektive, duke theksuar nevojën urgjente që komuniteti ndërkombëtar të marrë masa për armëpushim dhe ndihmë humanitare.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Gaza që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit të udhëhequr nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi, në të cilin u vranë më pak se 1.200 njerëz.

Më shumë se 31.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në Gaza dhe mbi 73.000 janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave elementare.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme mes një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë