Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të vizitojë Teheranin të martën për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian.
“Ministri ynë do të vizitojë Teheranin më 30 korrik 2024, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian”, tha të hënën në një komunikatë Ministria e Jashtme e Türkiyes
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Iran më 5 korrik, deputeti reformist i Tabrizit dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Pezeshkian fitoi 53,7 për qind të votave, duke u bërë presidenti i 9-të i vendit.
Një ceremoni betimi do të mbahet të martën për Pezeshkian, ku të pranishëm do të jenë krerë shtetesh dhe ministra nga vende të ndryshme.
Më pas, Pezeshkian do t'i paraqesë Kuvendit kabinetin e tij për votëbesim.