Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të mërkurën me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV), Ersin Tatar.
Takimi u mbajt në Lefkosa, kryeqytetin e Qipros Veriore, ku Fidan më herët ishte takuar me homologun e tij Tahsin Ertugruloglu pas mbërritjes së tij.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Tatarin, Fidan shprehu dëshirën e tij që Türkiye, Greqia, RTQV-ja dhe administrata greke qipriote të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në rajon.
Për më tepër, Fidan theksoi politikat e margjinalizimit dhe izolimit ndërkombëtar kundër RTQV-së, duke thënë se masat e vendosura nuk mund ta pengojnë përparimin e saj historik.
Fidani mbërriti në Lefkosa në mëngjes për një vizitë pune dyditore në RTQV.