Fidan-Llavrov: Türkiye synon zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë        / Foto: AA

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me homologun e tij rus, Sergey Llavrov, për të diskutuar lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, përfshirë luftën në Ukrainë.

Në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G20-shit, të mbajtur në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ministri turk i tha homologut të tij rus se Türkiye shpreson për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan gjithashtu tha se Türkiye mbështet të gjitha nismat që synojnë ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.

Gjatë takimit u planifikuan edhe vizitat e nivelit të lartë për periudhën e ardhshme, si dhe u diskutuan zhvillimet dypalëshe dhe rajonale.

Burimet diplomatike shtuan se dy ministrat gjithashtu shkëmbyen mendime mbi “situatën e rëndë humanitare” në Rripin e Gazës dhe hapat që mund të ndërmerren.

TRT Balkan / agjencitë