Fidan takohet me Al-Sharan, Kreun e Administratës së Re siriane, në Damask           / Foto: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua në Damask, kryeqyteti i Sirisë, me Ahmed al-Shara, Udhëheqësi e Administratës së Re në Siri..

Sipas informacioneve nga burime diplomatike, Fidan është takuar me Sharan në kuadër të vizitës së tij në Damask.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm turk, Nuh Yilmaz, i ngarkuari i përkohshëm me punë i Ambasadës Turke në Damask, Burhan Koroglu, dhe Asaad Hassan al-Shibani, Ministri i Punëve të Jashtme të sapoemëruar të qeverisë së përkohshme siriane.

TRT Balkan / agjencitë