Fidan takon homologun egjiptian në margjinat e G20-shit       / Foto: AA

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij egjiptian, Sameh Shoukry, janë takuar në margjinat e takimit të G20-shit në Brazil.

Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Shoukry diskutuan hapat për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të një deklarate të përbashkët të nënshkruar gjatë vizitës së fundit në Egjipt të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Dy ministrat po ashtu shkëmbyen mendime mbi situatën në Rripin e Gazës dhe masat që duhen marrë për të ofruar më shumë ndihma humanitare në enklavën e rrethuar palestineze.

Burimet thanë se çështjet rajonale, duke përfshirë procesin në Libi, ishin gjithashtu në agjendën e takimit.

Shoukry do të marrë pjesë edhe në Forumin e Diplomacisë në Antalya që do të mbahet në datat 1-3 mars. Ai pritet të marrë pjesë edhe në Panelin e Gazës në forumin që do të mbahet me pjesëmarrjen e anëtarëve të Grupit të Kontaktit të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

TRT Balkan / agjencitë