Fidan: Türkiye do të vazhdojë t’i mbështesë palestinezët në çdo fushë           / Foto: AA

Türkiye do të vazhdojë t’i mbështesë palestinezët në çdo fushë, duke e përfshirë lehtësimin e ndihmës urgjente humanitare për Gazën, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, sipas burimeve diplomatike.

Në bisedat telefonike me Kryetarin e Këshillit të Shura të Hamasit, Mohammed Ismail Darwish, dhe anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit, Fidan uroi gjithashtu që marrëveshja e armëpushimit në Gaza midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit të jetë e dobishme për të gjithë.

Më herët, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman, njoftoi suksesin e ndërmjetësve në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të dielë.

TRT Balkan / agjencitë