Türkiye dhe vendet e tjera të rajonit nuk duan që të tjerët të sjellin konfliktet e tyre në këtë gjeografi, tha të mërkurën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
"Ne, si vende të rajonit, nuk duam që palët e treta të sjellin konfliktet e tyre në këtë gjeografi," tha Ministri i Jashtëm Hakan Fidan gjatë një konference për shtyp së bashku me homologun e tij të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani në Doha.
"Ne kemi përsëritur se lëvizjet e Izraelit do të shkaktonin një luftë rajonale. Javën e kaluar tregoi se një rrezik i tillë është ende këtu prezent", tha ai, duke iu referuar sulmit me dron dhe raketa iraniane kundër Izraelit, që ngjalli frikën e një lufte rajonale.
"Është e qartë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të tërheqë rajonin në një luftë për të siguruar pushtetin e tij", tha Fidan.
Në lidhje me çështjen e Palestinës, diplomati i lartë turk tha se Türkiye "po përpiqet të realizojë zgjidhjen me dy shtete" dhe po kryen diplomaci për ta arritur atë.
Ai tha se ka zhvilluar gjithashtu bisedime me kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanijeh, i cili është po gjendet në Katar.
"Zyrtarët e Hamasit më thanë se do të shfuqizojnë krahun e armatosur dhe do të vazhdojnë si parti politike kur të krijohet një shtet palestinez", tha Fidan.
Edhe Sheik Mohammed tha se Katari ka kryer diplomaci për Rripin e Gazës, i cili ka vuajtur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023 kur Hamasi vrau mbi 1.200 izraelitë gjatë një inkursioni ndërkufitar. Sulmet e mëvonshme izraelite deri më tani kanë vrarë mbi 34.000 palestinezë.
"Roli i Türkiyes në zgjidhjen e krizës është vendimtar", shtoi Sheik Mohammed.