Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Türkiye do të jetë gjithmonë me vëllezërit sirianë.
“Në një mjedis ku komuniteti ndërkombëtar e ka lënë popullin sirian në fatin e tij, Türkiye ka vazhduar të qëndrojë vetëm me popullin sirian”, tha Fidan në një fjalim në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme të vendoset stabiliteti në Siri pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.
“Ne duam të shohim një Siri ku mbretëron qetësia dhe paqja, ku komunitetet e ndryshme fetare dhe etnike jetojnë në paqe dhe që nuk krijon destabilitet për fqinjët e saj”, tha Fidan.
Ai gjithashtu theksoi se Izraeli po sulmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.
“Izraeli, i cili ka hyrë në territorin sirian, synon sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë me mentalitetin e tij pushtues”, tha Fidan.
Ai vuri në dukje se "agresioni izraelit, krimet dhe paligjshmëria vazhdojnë", por se "Türkiye do të jetë gjithmonë me vëllezërit sirianë".
Ai foli edhe për sulmet izraelite në Gaza, duke thënë se ata vazhdojnë aktivitetet e tyre për të siguruar një armëpushim të përhershëm në enklavën palestineze.
Bashar al-Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut herët të dielën, duke i dhënë fund sundimit të partisë Baath, e cila kishte sunduar Sirinë që nga viti 1963.