Është rritur në 97 numri i viktimave si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga stuhia tropikale "Trami", e cila goditi Filipinet.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve (PNA), Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NDRRMC) dha një deklaratë në lidhje me efektet e stuhisë "Trami".
Në deklaratë thuhet se deri më tani kanë humbur jetën 97 persona, ndërsa 69 të tjerë janë lënduar si pasojë e reshjeve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale.
Si pasojë e stuhisë, 30 persona janë zhdukur ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Rreth 44.537 ndërtesa janë dëmtuar, ndërsa 6,7 milionë njerëz në gjithë vendin janë prekur nga stuhia, thuhet më tej.
NDRRMC-ja vlerëson se toka bujqësore dhe infrastruktura gjithashtu pësuan dëme të konsiderueshme nga stuhia. Më shumë se 7.300 njerëz humbën jetën, ndërsa u regjistruan shkatërrime të mëdha për shkak të tajfunit "Haiyan" i cili goditi Filipinet në vitin 2013.
Çdo vit mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet.