Forcat izraelite bastisën Universitetin An-Najah në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan 25 studentë.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bastisën Universitetin Najah në Nablus në orët e para të mëngjesit.
Forcat izraelite arrestuan personelin e sigurimit të universitetit dhe 25 studentë.
Prej 7 tetorit, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të numrit të bastisjeve, arrestimeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kuds.
Brenda kësaj periudhe 352 palestinezë janë vrarë dhe 5.875 janë arrestuar në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kuds.
TRT Balkan / agjencitë