Forcat izraelite goditën me raketë antitank një shtëpi që kishin rrethuar në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Dëshmitarët okularë për Anadolun thanë se forcat izraelite goditën me një raketë antitank "ENERGA" një shtëpi që kishin rrethuar në vendbanimin Aqqaba të qytetit Tubas.
Dëshmitarët okularë, të cilët nuk dhanë informacion për fatin e njerëzve brenda shtëpisë së bombarduar, njoftuan se ushtria izraelite dërgoi përforcime të reja ushtarake në Aqqaba.
Dëshmitarët okularë thanë se në qytet shpërthyen përleshje të armatosura midis luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe ushtrisë izraelite dhe me një mjet shpërthyes u shënjestrua një automjet ushtarak që i përkiste ushtrisë izraelite.
Në deklaratën nga Brigadat Al-Quds, krahu i armatosur i Lëvizjes Xhihadi Islamik, thuhet se pjesëtarët e Brigadave Al-Quds kanë zhvilluar përleshje të dhunshme me forcat izraelite që sulmuan vendbanimin Aqqaba dhe se forcat izraelite janë shënjestruar drejtpërdrejt me eksplozivë.