Hamas: Biden përgjegjës për sulmin ndaj Spitalit Al-Shifa / Photo: AA

Grupi i rezistencës palestineze në Gaza, Hamas ka paralajmëruar për masakra gjatë sulmit të ushtrisë izraelite në Spitalin Al-Shifa, për të cilin mban përgjegjës Izraelin, ShBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar për sigurinë e personelit mjekësor, të plagosurve dhe mijëra palestinezëve të zhvendosur në spital.

Hamasi lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me sulmin e ushtrisë izraelite në Spitalin Al-Shifa, për të cilin Izraeli pretendoi se ishte qendër e rezistencës së armatosur palestineze.

"Ne i konsiderojmë Izraelin, presidentin amerikan Joe Biden dhe administratën e tij, si dhe komunitetin ndërkombëtar, plotësisht përgjegjës për pasojat e sulmit të ushtrisë pushtuese në Spitalin Al-Shifa dhe traumat që përjetuan stafi mjekësor dhe mijëra njerëz të zhvendosur", tha Hamas.

Heshtja e Kombeve të Bashkuara nuk do ta pengojë popullin tonë palestinez të kërkojë tokën e tij, theksuan grupi.

"Heshtja e Kombeve të Bashkuara dhe dështimi i shumë vendeve dhe regjimeve nuk do ta pengojë popullin tonë palestinez të kërkojë tokën e tij dhe të drejtat legjitime kombëtare. Ne do të vazhdojmë t'i premtojmë popullit tonë se do të vazhdojmë t'i mbrojmë ata dhe të drejtat e tyre me të gjitha forcat. Pushtuesit do të paguajnë një çmim të lartë për krimet dhe sulmet e tyre ndaj fëmijëve, grave dhe vendeve të shenjta", thuhet në deklaratë.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, ushtria izraelite sulmoi Spitalin Al-Shifa, objektin më të madh shëndetësor në rajon që strehon mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.

AA