Policia izraelite vazhdoi për të tetën javë me radhë të kufizojë hyrjen e palestinezëve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar për lutjet e së premtes.
Forcat izraelite vendosën barriera hekuri në rrugët në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit në të cilën ndodhet xhamia Al-Aksa dhe që nga orët e mëngjesit nuk lejuan hyrjen në Al-Aksa për të rinjtë palestinezë, madje herë-herë edhe për palestinezët e moshuar.
Në xhaminë Al-Aksa ku në përgjithësi ditët e premte për namaz rreshtohen 100 deri në 150 mijë njerëz, u përsërit situata me të cilën haset prej 7 javësh që nga 7 tetori dhe për shkak të pengesave të Izraelit, namazin e xhumasë e kanë falur rreth 3.500 njerëz.
Forcat izraelite kryen kontrolle të kartës së identitetit dhe kthyen shumë palestinezë në pikat e kontrollit që ngritën me barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër.
Gjithashtu, forcat izraelite herë-herë dhunuan duke shtyrë të rinjtë palestinezë që donin të hynin në xhaminë Al-Aksa.
Palestinezët, të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa e falën namazin e xhumasë përreth kompleksit të Al-Aksasë. Po ashtu, qindra palestinezë u rreshtuan dhe falën namazin e tyre në xhaminë në lagjen Ra's el-Amud e cila përballë ka pamje që shikon xhaminë Al-Aksa.
Forcat izraelite krahas gazit lotsjellës ndërhynë dhe me ujë të ndotur me presion të lëshuar nga automjetet kundër të rinjve palestinezë në lagjen Wadi al-Jawz, që ndodhet në afërsi të Mesxhidi Al-Aksës.
Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm njoftoi se "pauza humanitare" që vazhdonte prej një jave ka përfunduar dhe se ka rifilluar sulmet e saj në Rripin e Gazës.