Forcat izraelite qëllojnë për vdekje një palestinez në Bregun Perëndimor / Photo: AA

Një palestinez u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite pranë qytetit Nablus të Bregut Perëndimor të enjten herët, shkruajnë mediat lokale.

Forcat izraelite bastisën qytetin Beit Furik në lindje të Nablusit, duke shkaktuar përleshje me palestinezët e zemëruar, thanë dëshmitarët.

Një i ri u qëllua në bark gjatë bastisjes dhe më vonë u konstatua i vdekur, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Wafa.

Tensionet kanë qenë të larta në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 411 palestinezë janë vrarë dhe mbi 4.600 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

AA