Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje një fëmijë palestinez pasi bastisën qytetin Qalqilya në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në njoftimin e ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se fëmija i plagosur rëndë nga plumbi i forcave pushtuese u dërgua në Spitalin Shtetëror në Qalqilya dhe më pas ndërroi jetë.
Nuk është dhënë informacion për identitetin dhe moshën e fëmijës.
Sipas informacionit të marrë nga Anadolu nga dëshmitarët okularë vendas, ushtarët izraelitë bastisën rrethin Nakkar në pjesën perëndimore të qytetit Qalqilya mbrëmë në orët e vona.
Ushtarët izraelitë iu përgjigjën me plumba të vërtetë dhe gome si dhe gaz lotsjellës ndaj të rinjve palestinezë që donin të parandalonin bastisjen duke hedhur gurë dhe kokteje molotov.
Ndërkohë që Izraeli nuk ka bërë ende një deklaratë lidhur me këtë çështje, thuhet se bastisjet në fjalë janë kryer me qëllim kapjen e personave në kërkim.