Ushtria izraelite sulmon me raketë palestinezët në Bregun Perëndimor.     /Foto: AP

Ushtria izraelite ka goditur me raketë një automjet palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Dëshmitarët okularë, duke folur për Anadolu, thanë se droni zbulues i ushtrisë izraelite shënjestroi me raketë një automjet palestinez në kampin e refugjatëve Balata pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Mësohet se janë hedhur dy raketa nga droni zbulues në drejtim të mjetit dhe pasi raketa e parë ka dështuar personat që ndodheshin në mjet kanë shpëtuar para se të godiste raketa e dytë.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se droni i ushtrisë izraelite ka shënjestruar një mjet palestinez me tre të rinj në rrugën Amman në kampin e refugjatëve Balata.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën një sulm në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

TRT Balkan / agjencitë