Forumi i 8-të Botëror i TRT-së do të mbahet në datat 29-30 nëntor, duke mbledhur mbi 150 folës nga më shumë se 30 vende për të diskutuar çështje kritike globale.
Organizuar nga TRT (Korporata Turke e Radios dhe e Televizionit), forumi do të mbahet në Qendrën e Kongreseve të Isntabulit me temën "Një Botë në Pika Krize: Menaxhimi i Krizave dhe Transformimeve".
Kjo ngjarje, e njohur si një nga forumet më të mëdha mediatike në botë, ka pritur më parë mijëra të ftuar dhe 767 folës.
Forumi i këtij viti pritet të shfaqë diskutime të spikatura mbi tema kryesore globale, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Gazën, Türkiyen, Afrikën, konfliktin Rusi-Ukrainë, gjeopolitikën, luftën dhe sigurinë, klimën dhe energjinë, teknologjinë, median, të drejtën ndërkombëtare dhe ekonominë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka marrë pjesë vazhdimisht në Forumet Botërore të TRT që nga viti 2017, pritet të mbajë një fjalim duke trajtuar zhvillimet aktuale globale.
Detaje të mëtejshme rreth Forumit Botëror të TRT 2024 mund të gjenden në: www.trtworldforum.com.